Është njëri ndër reperët më të njohur në vend. Bëhet fjalë për Majkun. Si shumë artistë të tjerë edhe Majku shpesh detyrohet të udhëtojë jashtë vendit.

Por së fundmi ai ka përjetuar frikë gjatë udhëtimit. Ai në profilin e tij në Instastory ka publikuar një fotografi ku thotë se aeroplani i tyre është goditur nga një vetëtima, transmeton Express.

‘Na rroki vetëtima aeroplanin, pshtum edhe niher’, ishte ky mbishkrimi që kishte lënë Majku.