Një aeroplan Cessna me dhjetë persona në bord është zhdukur gjatë një fluturimi në Alaska, sipas autoriteteve lokale dhe shtetërore. Aeroplani i Bering Air ishte duke shkuar nga Unalakleet për në Nome, dy qytete në perëndim të Alaskës, të ndara nga kanali Norton Sound. Agjencia e policisë shtetërore u njoftua në orën 4 pasdite të enjten për një “aeroplan të vonuar” që kishte humbur me nëntë pasagjerë dhe një pilot në bord. 

Departamenti i Zjarrfikësve Vullnetarë të Nome tha në Facebook se po kryente kërkime aktive në tokë nga Nome dhe White Mountain, por ishte i kufizuar në kërkimet ajrore për shkak të kushteve të këqija të motit dhe dukshmërisë.

“Lokacioni i saktë i aeroplanit ende nuk dihet. Ne vazhdojmë të zgjerojmë përpjekjet e kërkimit në sa më shumë mundësi të jetë e mundur derisa të gjendet aeroplani”, shkroi departamenti i zjarrfikësve.