AFGANISTAN, 30 prill 2013– Një aeroplan civil mallrash u rrëzua afër një baze ajrore të drejtuar nga  amerikanët në Afganistan, duke vrarë shtatë njerëz në bord.

Talebanët menjëherë morën përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit afër fushës ajrore në Bagram, por forcat e koalicionit thonë se nuk ka pasur raporte të aktivitetit kryengritës.

Zyrtarët thonë se avioni u rrëzua pak pas nisjes për fluturim të hënën.
 
Talebanët menjëherë morën përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit afër fushës ajrore në Bagram, por forcat e koalicionit thonë se  nuk ka pasur raporte të aktivitetit kryengritës në atë zonë në veri të kryeqytetit afgan, Kabul.
 
Koalicioni nuk ka identifikuar viktimat, llojin e avionit ose emrin e kompanisë që zotëronte atë.
 
Përplasja erdhi dy ditë pasi katër anëtarë të shërbimit amerikanë u vranë kur avioni i tyre i zbulimit në jug të Afganistanit u rrëzua për shkak të motit të keq.