Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka rrëfyer sot një moment në hapat e parë të tij në politikë.

Duke folur përpara të rinjve i drejtuar kryesisht nga Lidhja Rinore Ambientale, Duka solli përpara të rinjve kujtimin e kontaktit të parë me liderin socialist Fatos Nano.

“Kontakti i parë me Nanon ishte nëpërmjet telefonit. Kur më telefonoi duke u prezantuar se kush ishte, i habitur, pasi e kisha parë vetëm në ekrane televizive, i thashë që nëse ti je Fatos Nano unë jam Sali Berisha!” tha ai