Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla po ruhet me gardist në tavolinën e Kuvendit. Siç duket, Balla ka marrë masa, pas incidentit në seancën e kaluar, ku deputeti i PD-së i shkoi pranë tavolinës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Flamur Noka, duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit për arsyen se përse gardisti po qëndron i vendosur tek tavolina e Ballës, gjatë kohës kur seanca vijonte punën.

Gjithashtu në seancën e kaluar pati debate dhe përplasje, pasi Balla ofendoi dhe fyeu deputeten e PD, Albana Vokshi, duke iu drejtuar asaj “për ty Albana kam numrin 0900”