Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj ka njoftuar se faqja e tij në Instagram është bllokuar, pa një paralajmërim paraprak.
Partia Mundësia e ka lidhur bllokimin me aktivitetin e fundit të Shehajt në mbështetje të protestës kombëtare. Sipas partisë, edhe disa aktivistë të përfshirë në protestë kanë pasur probleme me llogaritë e tyre në Instagram gjatë ditës së djeshme.
Në deklaratën e saj, Partia Mundësia ngre dyshime për një “veprim të koordinuar kundër opozitës dhe protestës, duke pretenduar se pas bllokimeve mund të qëndrojnë grupe të lidhura me qeverinë”.
Ndërkohë, bëhet e ditur se Agron Shehaj po përgatit hapat ligjorë për rikthimin e faqes së tij në Instagram.
Partia Mundësia e ka cilësuar bllokimin si shqetësues për lirinë e shprehjes dhe aktivitetin politik të opozitës.





