Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë të fortë sot në emisionin “Minuta e parë” në News24, lidhur me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, duke pretenduar se ai ndodhet në rrezik për jetën.

Sipas Balliut, Ahmetaj “po rrezikon kokën”, pasi sipas tij ekziston një plan për ta rikthyer në burg, me qëllim që të kontrollohet dhe t’i rrezikohet jeta.

“Ahmetaj po rrezikon kokën, se duan ta marrin në burg, që të vihet. E duan që ta kontrollojnë në burg, që ta vrasin”, është shprehur Balliu.

Pak ditë më parë Ahmetaj denoncoi se qeveria shqiptare bën trafik armësh, ndërsa për punët e ‘këqija’ ka ‘punësuar’ izraelito-amerikanin Roni Yeffet.