Kamerat e CCTV-së kanë kapur "fantazmën" e një vajze të re. Të paktën këtë tregojnë pamjet, por një pjesë e njerëzve që s'besojnë në të tilla gjëra, janë skeptikë në lidhje me të. Në video tregohet momenti kur në një rrugë kryesore gjatë natës, një "fantazmë" vajze qëndron në mes të rrugës tek vijat e bardha, ku kalojnë këmbësorët.
Makinat ecin me shpejtësi, ndërsa "vajza" qëndron aty pa lëvizur, ndërsa fokusohet edhe më afër pamja e saj, e cila duket më qartë.
Këto pamje janë marrë në Paseo de la Reforma, në Meksike rreth orës 2:20 me orën lokale dhe më pas janë publikuar në Internet, videoja po bën xhiron e botës, sesa e vërtetë është gjykojeni vetë.





