DURRËS, 27 shkurt 2013 – 58 nxënës të moshës 9-16 vjeç po mësojnë anglisht, matematikë dhe parimet biblike nëpërmjet Akademisë së Krishterë “Adriatik”, njofton gazeta amerikane “Christian Chronicle”.
Programi pas-shkollor është shërbesë e Kishës së Krishtit “Adriatik”. Shërbëtori i Zotit, shqiptari Alfred Zike u jep mësim nxënësve në akademi.
Gruaja e tij, Diana, jep mësimet e Biblës dhe këngës. Aleksandër Xoxi, anëtar i kishës dhe student në një universitet aty pranë, jep anglisht dhe matematikë. Akademia së fundmi përuroi një objekti të ri të në klasë.
Kisha e Krishtit “Adriatik”, që ndodhet në zonën e plazhit, u themelua në mars të vitit 2007. Të dielën marrin pjesë mesatarisht rreth 50 veta nga çdo bashkësi.
Po në Durrës, pranë manastirit të Shën Vlashit, ndodhet Akademia Teologjike e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë “Ngjallja e Krishtit”, ndërtuar më 1996.
/th. m. Gazeta “Dyrrash”/





