Një akrobate britanike ka rënë aksidentalisht nga 30 metra lartësi, gjatë performancës së saj në shfaqjen e Cirkut Zippos, në Londër.
35-vjeçarja Jackie Louise Armstrong, e cila është nënë e një djali 1 vjeç, u gjet pa ndjenja nga një pjesë e stafit të saj, dhe u transportua menjëherë në spital, por mësohet se ka pësuar dëmtime të rënda.
Ngjarja e rëndë tronditi edhe spektatorët që po ndiqnin në skenë performancën e akrobates.
"Ishte e tmerrshme. Unë mendova se ishte pjesë e aktit, por kur ajo nuk po ngrihej më lart e kuptova që diçka nuk shkoi siç duhet. Një grup njerëzish vrapuan për ta ndihmuar atë dhe njerëzit filluan të bërtisnin.", tha një dëshmitar.
Ndërsa Drejtori i Cirkut, Martin Burton nuk pranoi të bëjë të tjera komente për dëmtimet që mund të ketë pësuar artistja ndërsa tha:
"Jackie është një artiste me shumë përvojë, të cilin ne e vlerësojmë si pjesë e familjes sonë të cirkut. Jemi të shqetësuar dhe i ofrojmë familjes së saj mbështetje në këtë moment."





