Prej më shumë se dhjetë ditësh aksi rrugor Kukës- Shishtavec është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave ndërsa banorët kërkojnë ndihmën e shtetit për zhbllokimin e rrugës.

Kreu i komunës Shishtavec, Dilaman Nela bën të ditur se banorët janë izoluar dhe se kanë gjetur një tunel të adaptuar për të kaluar, por që përbën rrezik për jetën e tyre.