Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Gramsh në afërsi të fshatit Qerret.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur. Këta të fundit janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Viktima që ndërroi jetë në vendngjarje është një 50-vjeçar.

Në aksident u përfshinë dy automjete, “Benz” dhe “Opel”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.