TIRANE – Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi u përplas nga një automjet në aksin Fushë Kruje-Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se Edmond Plepi, nga fshati Arameras, është përplasur nga një furgon, teksa po përpiqej të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. 

Mësohet se Plepi është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, por nuk ka mundur të mbijetojë. 

Ndërkohë policia bën të ditur se drejtuesi i furgonit, Kujtim Vranja, u vetëdorëzua në Komisariatin e Kamzës, pak minuta pas ngjarjes. 

Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.