FIER- Një 52-vjecar ka humbur jetën pasi makina e tij doli nga rruga. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Verbas të Fierit. 

Viktima A.Jakupaj, 51-vjec, i cili udhëtonte me mjetin me targa FR 2368 D, për shkak të lagështisë në rrugë ka humbur papritur kontrollin e makinën duke bërë që makina e tij të përplaset. 

Nga hetimet paraprake polica bën me dije se shkak i aksidentit mund të ketë qenë dhe shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte 51-vjecari.