Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06:15 në rrugën “Bardhyl” pranë Brrylit në Tiranë. Dy automjete janë përfshirë në aksident e si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 të rinj, 3 vajza dhe një djalë të moshës 22 e 23 vjeç.

Policia njofton se ata janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 13.12.2017, rreth orës 06:15, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ” Bardhyl”, ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim” me rrugën ” Bardhyl”, janë aksidentuar mjeti AA 561 LM me mjetin AA 654 DZ dhe si pasojë janë dëmtuar shtetasit F.Ç, 23 vjeçe, S.H., 22 vjeçe, Gj.Sh., 22 vjeçe dhe S.B., 23 vjeç, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.