Te pallati me shigjeta, dje rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident i katërfishtë.

Dy makina kanë qenë të ndaluara në semafor të kuq, ndërsa dy të tjerat kanë ardhur me shpejtësi dhe janë përplasur zinxhir.

Pas përplasjes, drejtuesit e dy makinave të fundit janë përleshur me sende të forta dhe janë larguar duke braktisur makinat.

Policia ka nisur hetimin për ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar.

Makinave u është ushtruar kontroll në perimetrin e vendngjarjes, ku policia ka gjetur një plumb të paplasur.

Gjithashtu iu është marrë deklarim edhe dy drejtuesve të makinave që kishin qëndruar në semafor dhe u përfshinë në aksident.