Aksident i katërfishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Taulantia” në Durrës.
Ka qenë drejtuesi i mjetit tip “BMW” i cili për shkak të një parakalimi të gabuar, është përplasur me një fuoristradë dhe më pas ka dëmtuar edhe dy mjete të tjera të parkuara aty pranë.
Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale si edhe një trafik i rënduar, për shkak se përkoi edhe me orarin kur fëmijët transportohen në shkollë nga prindërit.
Ndiqni për më shumë pamjet që përcjell “DurrësLajm” nga vendngjarja.





