KUKES – Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kukës- Kalimash. 

Burime nga policia konfirmojnë se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në afërsi të fshatit Kolsh. 

Sipas policisë, mjetet e aksidentuara janë një kamion dhe një makinë tip fuoristradë, ndërkohë që dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Mësohet se viktimat udhëtonin me mjetin tip furositradë, nga Tirana drejt Kosovës, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre. 

Momentalisht autostrada Kukës-Kalimash është e bllokuar, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.