Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Kthesën e Patosit. Një kamion dhe një makinë janë aksidentuar.

Siç duket dhe në foto makina është zënë poshtë kamionit që shërben për të transportuar gaz.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë raportuar se në vendngjarje ka pasur ambulanca. Mirëpo deri më tani nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur nga kjo ngjarje.

Të tjera detaje pritet që t’i kemi në vijim.