Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Çiflig në Korçë. Sipas njoftimit të policisë ka ndërruar jetë pasagjeri 15-vjeçar me iniciale R.Sh.

Sakaq vëllai i tij i cila ka qenë shofer, ka mbetur i plagosur.

Rrethanat e aksidentit janë të paqarta teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e tyre.

Njoftimi i policise:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.