TIRANË – At e bir mbesin të plagosur në një aksident rrugor, që u regjistrua në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se automjeti që drejtohej nga shtetasi Sami Haka, 56 vjeç, është përplasur me ndarëset e rrugës pranë mbikalimit të Rinasit.

Sipas policies, 56 vjeçari po e drejtonte makinën në gjendje të dehur e për këtë shkak në një moment ajo i ka dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar aksidentin e rëndë.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme Sami Haka dhe djali i tij kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku janë nën kontrollin e mjekëve.

Pasi është kryer ekspertiza e vendit të ngjarjes, ekspertët e policisë rrugore kanë arritur në përfundimin se aksidenti është shkaktuar për shkak se drejtuesi i automjetit kishte abuzuar me sasinë e alkoolit të konsumuar.