Një 39-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në aksin Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një “BMW” dhe një “Opel”, janë përplasur kokë më kokë. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit “Opel”, B.K., 39 vjeç, baba i tre fëmijëve.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona që udhëtonin me automjetin “BMW”, mes tyre tre fëmijë. Të lënduarit janë transportuar me ambulancë në Spitalin e Lushnjës, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.