Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën e ish-Kënetës, tek rruga “Vëllazërimi”, në Durrës.

Dy fëmijë të vegjël janë aksidentuar nga një automjet tip “Benz”, ndërsa po lëviznin me monopatinë në këtë aks.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dy fëmijët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Siç mund ta shihni edhe në pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon, në vendngjarje kanë mbetur monopatinat me të cilët fëmijët po lëviznin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë.

Lexo edhe: