Një autobus që transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni u përfshi në një aksident rrugor mesditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Përplasja ka rezultuar të jetë mjaft e fortë mes autobusit dhe një automjeti. Nga kjo përplasje autobusi ka përfunduar në një pikë karburanti. Mësohet se autobusi ishte me femijë, pjesë të një ekipi basketbolli.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë shoferi i automjetit tip ‘Toyota’ është dërguar në spital.