Teuta është padyshim klubi që në merkato po tenton vetëm emra të bujshëm. Një tjetër lojtar që është pranë rikthimit në Durrës. Bëhet fjalë për Xhonatan Lajthinë. Dhe pse zyrtarizimi i vetëm deri tani është Abdurraman Fangaj, futbollistë të tjerë të njohur janë drejt Durrësit.

Lajthia dhe Elbasani nuk kanë rënë dakord për rinovimin. Dhe Teuta është aty e gatshme për të përfituar. Kujtojmë se edhe Martin Janaçek ishte dëshirë.

Portieri çek vendosi të vazhdonte karrierën jashtë, që mund të shikohet edhe si opsion i cili do i prishte punë po ashtu me Lajthinë. Edlir Tetova ishte emërimi i parë i bujshëm për sezonin e ri. Dhe nga aty ka nisur projekti i një klubi me shumë pretendime.