Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në Kamenicë të Korçës, ku mbeti i plagosur rëndë një i mitur, i cili më pas ka ndërroi jetë në spital.
Pas aksidentit, i mituri u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.





