Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit.

Një Kamion i ngarkuar me lëndë drusore pasi është përplasur me trafikëndarësen ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur edhe më një shkëmb dhe më pas është përmbysur.

Dyshohet se shoferi ka humbur jetën.

Ambulanca dhe Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.