Regjistrohet një aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut.

Në aksidentin e regjistruar në orën 07.50 kanë mbetur të përfshirë dy automjete.

Mësohet se një automjet tip “Chevrolet”, që drejtohej nga një shtetas malazez është përplasur me një mjet “Benz”, që drejtohej nga 56-vjeçar, efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën punonjësi i policisë, i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në shtëpi. Drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave i “Chevrolet” që drejtohej nga malazezi.