Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e sotme në Korçë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zvirinë në Maliq.
Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor e për pasojë drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vend.
Sakaq shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.