1 maj 2015 –Ky është momenti kur futbollisti i njohur rus, Andrey Yeshchenko përplas makinën e tij në një shtyllë elektrike teksa ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 170 kilometrash në orë.

Aksidenti ndodhi në qytetin Krasnodar, ndërsa futbollisti po ngiste një Nissan GT-R, që kushton mbi 150 mijë euro. Për çudi dhe për fat të mirë, futbollisti nuk ka marrë plagë të rënda.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/