Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Durrësit, në bulevardin “Dyrrah”.

Një automjet që drejtohej nga një shofere femër është përplasur me dy makina të tjera, njëra prej të cilave e parkuar, siç dëshmohet nga planet filmike të operatorit Denis Simaku.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë që po kryejnë hetimet paraprake për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti që shkaktoi aksidentin po lëvizte me shpejtësi.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.