TIRANË– Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit.

Ngjarja është shënuar në bulevardin “Bajram Curri” ku një automjet është përplasur me një kamionçinë por fatmirësisht  nuk ka viktima në njerëz por vetëm dëme materiale.

Mësohet se  nga përplasja e dy mjeteve janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera të cilat ishin të parkuar në anë të rrugës.

Sipas policisë nuk ka patur të lënduar nga aksidenti ndërsa mendohet se shkak për aksidentin është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe tejkalimi i normave të shpejtësisë.