Një aksident masiv është shënuar në Michigan të SHBA-ve.
Mediet amerikane bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë më shumë se 50 mjete. Për fat të mirë nga aksidenti i shumëfishtë ka vetëm të lënduar dhe dëme materiale.
Aksidenti me dhjetëra makina ndodhi në autostradën I-96 në Michigan në një zonë me dëborë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Sakaq theksohet se para aksidentit autoritetet kishin lëshuar një paralajmërim për dukshmërinë e reduktuar në rrugë për shkak të reshjeve të borës, duke u bërë apel shoferëve të drejtojnë me kujdes.