Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në askin rrugor Lushnjë – Berat.

Një mjet tip Fuoristradë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar 5 persona.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.