Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Lushnje. Në rrugën rurale Krutje-Bubullimë ka humbur jetën një grua 59-vjeçare e cila udhëtonte me motor.

Viktima humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua në kanalin në anë të rrugës, ku përplasi kokën. 59-vjeçarja nuk mbante kaskë dhe për shkak të dëmtimeve në kokë humbi jetën në vendngjarje.

Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës.

Më herët gjatë ditës së sotme, në autostradën Lushnje-Fier humbi jetën 59-vjeçari Q.Th. i cili udhëtonte me motor dhe u përplas në pjesën e pasme të një mjeti bujqësor.