Një aksident me vdekje ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Shkozës në kryeqytet.
Raportohet se një automjet ka përplasur një 76-vjeçar që udhëtonte me biçikletë. Për pasojë drejtuesi i biçikletës, Vlash Sokoli ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:20, ndërsa shoferi i makinës është identifikuar si 55-vjeçari Gëzim Marashi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.