Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier–Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesit e mjeteve.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.

Ky aks rrugor konsiderohet një “njollë e zezë” për aksidentet, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.