Një 56-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas me makinë në aksin rrugor Peqin-Elbasan rreth orës 06:45.

Personi P. Ç., 56 vjeç po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga G. Ç., 27 vjeç në vendin e quajtur ”Ura e zezë”.Sipas policisë,  56-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.

“Rreth 06:45, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur ”Ura e zezë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ç., 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. Ç., 56 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.