Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në hyrje të Lezhës.

Janë përplasur dy automjete, njëri tip “Benz” dhe tjetri “Audi A3” dhe për pasojë janë lënduar dy persona. Ata po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Lezhës.

Shkak për këtë aksident mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara si dhe një manovër e njërit prej automjeteve, te një lavazh ku shpeshherë hyrje-daljet e mjeteve në anë të këtij aksi rrugor bëhen burim aksidenti.