Një aksident ka ndodhur pak më parë në Shëtitoren Taulantia, ku një automjet ka përplasur një motor. Si pasojë, drejtuesi i motorrit ka marrë lëndime të lehta në këmbë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekipet e emergjencës, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.