Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Rrashbullit në Durrës.
Mësohet se një kamion ka humbur kontrollin dhe ka dal në krahun tjetër të rrugës e si pasojë është krijuar trafik i rënduar.
Deri tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo jo.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.





