Një 45 vjecare shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në një aksidenti automobilistik në Mondragone, Napoli.
Ndërsa djali i saj 12 vjecar është shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave të policisë, viktima ka humbur kontrollin e mjetit të saj tip Lancia Y duke u përplasur me një automjet të llojit Fiat Punto.
Edhe drejtuesi i automjetit të dytë është shtruar në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.





