Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Maminas. Një automjet është përmbysur në anë të rrugës duke pësuar dëmtime të rënda, aq sa pjesa e parë e saj duket krejtësisht e shtypur, raporton “Shqiptarja.com”.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident. 

Paraprakisht mendohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e drejtuesit të mjetit që ka bërë humbjen e kontrollit dhe për pasojë daljen nga rruga.