Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje-Rrogozhinë.
Mësohet se një furgon në autostradë ka përplasur për vdekje një kalimtar.
Bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 60 vjeç, e cila ka qenë duke kaluar autostradën Rrogozhinë-Lushnje mbi trafikndarësen e betonit është përplasur nga furgoni.
Viktima ende nuk është identifikuar.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjeve.