Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Mësohet se dy makina janë përplasur njëra me tjetrën.

Burime bëjnë me dije se nga aksidenti ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.