Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Kthesat e Murrashit”, në Librazhd.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në segmentin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan.
Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit për mjekim.
Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit.