Një aksident tragjik është regjistruar në autostradën A22 në Verona, Itali, ku një kamionist shqiptar ka humbur jetën.

Siç raportojnë mediet lokale në aksident kanë mbetur të përfshirë tre mjete të rënda, që janë përplasur me njëra-tjetrën.

‘Corriere’ shkruan se deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes si dhe identiteti i shqiptarit, që humbi jetën pavarësisht se në vendngjarje mbërriti edhe një helikopter i ndihmës së shpejtë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari punonte në një ndërmarrje transporti në Paduan.

Ndërkohë, aksidenti i trefishtë solli bllokimin e trafikut në këtë aks. Policia po heton lidhur me ngjarjen.