Sot rreth orës 07.00 në aksin rrugor Vlorë- Orikum , në Radhimë fshat ka ndodhur një aksident rrugor me pasoja të rënda.
Mjeti i markës Benz me targë AB84EB ,me drejtues shtetasin V.R i cili qarkullonte në drejtim Vlorë- Orikum, pasagjerët me shtetasi Egjiptiane Ibrahim Fawzy , Hany Ahmed , Abdo Sabah, Muhamed Musa, Ahmed Saeed kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital, është përfshirë në aksident me mjetin BMW me targë AB291FE , me drejtues shtetasin F. K i cili qarkullonte me drejtim Orikum- Vlorë dhe si pasojë ka humbur jetën.
Si rrjedhë e goditjes në aksident është përfshirë dhe mjeti i markës Seat me targa AB679NY ,me drejtues A.M,i cili nuk ka probleme.
Pak minuta pas aksidentit mjetet janë përfshirë nga flakët. Nga këqyrja dhe veprimet e para hetimore dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë të jetë ” Pozicionim i gabuar në karrexhatë” i mjetit Benz me targë AB248EB me drejtues V.R, dhe ” Shpejtësia” .
Shërbimet ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.





