KUKES– Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kukës- Kalimash. Sipas Balkanweb, i cili i referohet burimeve policore dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, në afërsi të fshatit Kolsh, 8 kilometra larg qytetit të Kukësit. Por njëri prej të plagosurve ka humbur jetën pak minuta më vonë, sapo mbërriti në spitalin e Kukësit. 

Sipas policisë, mjetet e aksidentuara janë një kamion dhe një makinë tip fuoristradë, ndërkohë që dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Mësohet se viktimat udhëtonin në furositradën me targa AA 486 ED, nga Tirana drejt Kosovës. Mësohet se dy prej viktimave, 23-vjeçarët Lekë Markgjoni dhe Mirjam Doda, si dhe dy të plagosurit Gjelosh Lata 40 vjeç dhe Sokol Pulaj 27 vjeç, të gjithë nga Derveni i Fushë Krujës, udhëtonin në fuoristradën me targa AA 486 ED dhe ktheheshin nga Kosova në drejtim të Tiranës.

Viktima e tretë është shoferi i kamionit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndërkaq njëri prej të lënduarve është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa tjetri ndodhet në Reanimacionin e Kukësit.

Ndërkaq njëri prej të lënduarve është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e Kukësit.

Momentalisht autostrada Kukës-Kalimash është e bllokuar, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë. 

 

Në aksident mësohet se janë përfshirë gjithashtu edhe mjete të tjera, të cilat kanë pësuar dëmtime. .