Eldi Alushi nga Durrësi është 26-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia pasi u përfshi në një aksident te zona e liqenit në Tiranë.

I riu, i cili drejtonte mjetin tip ‘BMW’ ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit. 

Ai ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit. I riu do të hetohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMw” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.